Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, ndërtesa e Qeverisë ndriçohet me rozë

Aktuale

Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, ndërtesa e Qeverisë ndriçohet me rozë

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 23:07
Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, ndërtesa e Qeverisë ndriçohet me rozë

Tetori, në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, ndërsa Qeveria e Kosovës është solidarizuar me të gjitha gratë e vajzat e prekura nga kanceri i gjirit ku i bashkohen thirrjes për kontrolle dhe diagnostifikim të hershëm.

Kryeministri, Avdullah Hoti ka njoftuar se ndërtesa e Qeverisë është ndriçuar me ngjyrë rozë.

“Në shenjë nderimi dhe përkrahje të të gjitha atyre që pësuan dhe atyre që i mbijetuan kësaj sëmundje, shfrytëzoj rastin që në kuadër të muajit kundër kancerit të gjirit, muajit tetor, t’i bëjë thirrje dhe t’i inkurajoj të gjitha gratë dhe vajzat që të bëjnë kontrolle dhe të njoftohen me kohë për simptomat e kësaj sëmundje”, thotë Hoti.

Sipas Hotit, institucionet e shëndetësisë në Kosovë i ofrojnë të gjitha shërbimet për diagnostifikim të hershëm.

 “Sonte, duke e ndriquar ndërtesën e Qeverisë, i bashkohemi thirrjeve për ndërgjegjësim për t’i ndjekur me kujdes këshillat e mjekëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat