Safet Gërxhaliu për mbi 2 milionët e Thesarit të Shtetit: Druaj se emërues i përbashkët do jetë dikush nga politika

Aktuale

Safet Gërxhaliu për mbi 2 milionët e Thesarit të Shtetit: Druaj se emërues i përbashkët do jetë dikush nga politika

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 23:51
Safet Gërxhaliu

Ekonomisti Safet Gërxhaliu, vlerëson se vjedhja e mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit, nuk është befasi.

Kjo sipas tij meqë, Kosova është shndërruar në një hapësirë eksperimentale si pasojë e mungesës së sundimit të ligjit.

Megjithatë Gërxhaliu pohoi se kjo shumë e ‘’avulluar’’ e mjeteve, nuk mund të krahasohen me dëmin të cilin ia shkaktuan edhe Kosovës si shtet.

”2 milionë e 100 mijë euro nuk mund të krahasohen në Kosovë me vjedhjen e dhomës së dëshmive”.

”Në një kaos të tillë politik çka po ndodhë në Kosovë, të ndodhë një vjedhje e tillë, për mua sa ka dëm ekonomik, më tepër ka dëm psikologjik”.

”Qytetarët po e humbin besimin në Kosovë, në pushtetarë, po e  vërejnë se shteti është i kapur dhe se ata kryes të këtyre veprave janë të pozicionuar në pozita”.

”Dua të besoj se është një akt shumë mirë i përgatitur”.

”Në Kosovë, krimi e ka emrin, adresën dhe numrin e telefonit, por të gjitha informacionet tona të kësaj dukurie negative ka hasur në vesh të shurdhër”.

Teknikisht si ka mund të kryhej një krim i tillë? – u dërguan vetëm me një buton, apo si mund të jetë kryer transferi i parave?

”Brenda thesarit ka ekzistuar vetëm një person”.

”Por jashtë saj kanë ekzistuar shumë më shumë. Duhet të theksohet se Departamenti i Thesarit, është një nga departamentet më të rëndësishme të Ministrisë së Financave. Një departament ku Drejtori raporton drejtpërdrejt tek Ministri i Financave”.

”Ajo çka është më interesante është se është një ndër sistemet më të sofistikuara të përcjelljes së  të gjitha pagesave në kuadër të institucioneve të Kosovës”.

”Është një organizatë buxhetore që e bënë alokimin e buxhetit nëpër organizata buxhetore që evidentohen”.

”Duhet kërkesa të vijë nga Ministria e Financave me një faturë konkrete, me një shumë konkrete – dërgohet në Thesar, dhe Thesari i Shtetit e ka të drejtën që në bazë të kërkesës së ardhur nga personat që e përcjellin”.

”Sot është forma shumë e lehtë e komunikimit. Përdoret interneti, dhe në këtë drejtim është përgatitur dokumenti që me siguri personi në Thesar e ka përdorur si arsyetim për një proces të tillë”.

Gërxhaliu gjithashtu shpreh shqetësim se drejtësia mund ta sjellë rezultatin e duhur, meqë në të tilla raste thuhet shpesh vetëm hetimet vazhdojnë.

”Dhe e dyta thuhet se mund të ketë qenë gabim teknik”.

Ai shprehet skeptik se mund të ketë qenë vetëm një person, pasi pohon se me gjasë prapa këtij akti mund të ketë qenë dikush nga politika.

”Është një zinxhir, sistem i sostifikuar, por kam dro se emërues i përbashkët do të jetë dikush nga politika. Në këtë drejtim besoj se këtu mund të kontribuojnë. Dua të besoj që është koha kur AKI ta japë fjalën e tij të fundit”.

”Nuk  mjafton të jesh militant partiak, kontribuues në parti. Sepse në fund të fundit gjërat po degradohen dhe në fund pëson shteti”.

”Çdo tre muaj ditë, ka barazime të dërgesave dhe kërkesave. Besoj që kalkulimet e tyre ka qenë që do të ketë një fond të kamuflimit, por ka qenë një kalkulim i gabuar në të cilën Kosova pëson”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat