Takohen me mëngjes treshja Thaçi – Veseli – Haradinaj

Aktuale

Takohen me mëngjes treshja Thaçi – Veseli – Haradinaj

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 10:52
Thaçi, Haradinaj, Veseli

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli dhe kreu i Aleancës për Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj janë takuar sot në mëngjes.

Takimi i treshes ka zgjatur me tepër se një orë dhe sipas burimeve ata kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike.

Takimi është zhvilluar në njërin prej restoranteve në kryeqytet, shkruan IO.

Rikujtojmë se Gjykatës Speciale i kanë mbetur vetëm edhe dy ditë kohë për të vendosur rreth akuzave ndaj Thaçit e Veselit.

Brenda dy dite Specialja duhet të vendosë për konfirmim apo jo të aktakuzës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat