Lajm tronditës: “Në vrasjen e Astrit Deharit janë të implikuar policia politike dhe hetues të anti terrorizmit”, ja kush është vrasësi...

Aktuale

Lajm tronditës: “Në vrasjen e Astrit Deharit janë të implikuar policia politike dhe hetues të anti terrorizmit”, ja kush është vrasësi...

Nga: N.Sh Më: 22 tetor 2020 Në ora: 11:19
Astrit Dehari

Vitet po kalojnë, kurse e vërteta e rastit të vdekjes së Astrit Deharit nuk po del në shesh.

Kemi pas akuza e kundër akuza këto vite për vdekjen e Astritit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Për këtë çështje kanë folur qindra e qindra personalitete të ndryshme në Kosovë.

E sot, ka folur edhe ish-eprori i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Ai thotë se Prokurori Sylë Hoxha po gënjen për orën e vrasjes së Deharit.

Sipas Miftarit Dehari ka vdekur në orën 15:20, e jo në orën 15:55.

Miftari shkruan në Facebook, se për këtë vdekje të Astritit janë implikuar edhe policia politike e Thaçit, hetues të anti terrorizmit, gradian, prokuror, udhëheqës të burgut e të burgosur.

Ai shkruan se, vrasësi i Astritit është një i burgosur që ka kryer më herët një vrasës, pra ka vra në polic të Kosovës.

Për më shumë, lexojeni shkrimin e Miftarit:

Të më falësh nëna e Astritit

Për rastin e Astrit Deharit, Sylë Hoxha prokurori ose ma mirë me quajt kukulla e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Ilmi Reqices prokurori politik gënjen pasi Astrit Dehari është vrarë në orën 15:20, e jo në orën 15:55.

Në këtë vrasje të implikuar janë policia politike e Hashim Thaçit, Ilmi Reqices, Kadri Veselit, hetues të anti terrorizmit, gardian udhëheqës të burgut, prokuror ndërsa vrasës të Astrit Deharit janë të burgosur (sipas gjitha gjasash njeri është edhe vrasës i një policit të Kosovës) që janë porositur nga pushteti politik (hetues_ gardian) për ta torturuar të ndjerin Dehari që të detyrojnë që të pranoj bashkëpunim me pushtetin dhe që të akuzoj udhëheqës të caktuar të LVV (Kurtin-Selimin-Konjufcen).

Ky tentim jo ligjor nuk është rasti i parë që përdoret nëpër burgjet tona ku pushteti përdor të burgosur për ta torturuar një të burgosur tjetër të padëgjueshëm ketë rast një djalë të ri ka quar edhe deri te vrasja, gjithmonë duke ju premtuar falje dhe zbutje të dënimeve disa të burgosurve kriminelë nëse e thyejnë të ndjerin Astrit Deharin dhe e detyrojnë në bashkëpunim me pushtetin kundër LVV!

Mos harrojmë prokurori Sylë Hoxha që dihet shumë mirë kujt i shërben (kishte tentua të më ndjek edhe mua) kishte deklaruar në një emsion televiziv, nëse nuk gaboj ishte temë vrasja e Komandant Drinit Ekrem Rexhes se ata njerëz që i vret SHTETI nuk zbulohen vrasësit kurrë thua ti se fliste për Koren e Veriut!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat