Avokati i të dyshuarit për vjedhjen e dy milionëve: Ministrja Bajrami të tregoi se ku janë ato mjete që ajo tha se janë të sigurta

Aktuale

Avokati i të dyshuarit për vjedhjen e dy milionëve: Ministrja Bajrami të tregoi se ku janë ato mjete që ajo tha se janë të sigurta

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 12:35
Avokati i të dyshuarit për vjedhjen e dy milionëve

Avokati mbrojtës i të dyshuarit L.G për vjedhjen e mbi dy milionëve nga Thesari i Shtetit, ka thënë para mediave se shpreson që Gjykata Themelore të mos i caktojë masën e paraburgimit ndaj klientit të tij.

“Është mbajtur seanca dëgjimore për kërkesën e caktimit të masës së paraburgimit ndaj klientit tim, kërkesë të cilën e ka paraqitur Prokuroria. Klienti im është vetëm i dyshuar për veprën  keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”, ka thënë avokati.

Avokati ka shtuar se Prokuroria i paraqiti arsyet për caktimin e masës së paraburgimit, por nuk na paraqiti asnjë provë konkrete që do ta mbështeste një kërkesë të tillë për paraburgim.

“Klienti im dyshohet për një transaksion mbi 2 milionë euro nga vendi i tij i punës, që  nuk është e saktë, nuk është e bazuar. E keni parë dje deklaratën e ministres Bajrami e cila ka deklaruar se mjetet që Prokuroria pretendon që janë keqpërdorur janë të sigurta. Ne si mbrojte kemi propozuar që të pyetet zonja Bajrami se ku janë ato mjete pasi ajo tha se janë të sigurta”, tha avokati.

Ai shtoi se janë në pritje të vendimit nga Gjykata dhe se vendimi pritet të merret pas orës 13:00.

Avokati tutje ka shtuar se nëse caktohet masa e paraburgimit do të paraqesin ankesë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat