Gjatë ditës së sotme, në njërin nga restaurantet e Prishtinës ka pasur një takim në mes të Presidentit Hashim Thaçi, kryetarit të PDK-së Kadri Veseli dhe Kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj.
Media ka raportuar se ky takim mes liderëve politik të vendit është mbajtur në orët e hershme të mëngjesit, ku ka zgjatur rreth një orë. Pas takimit janë deklaruar treshja para mediave.
I pari i shtetit dhe ish-kryetari i parlamentit nuk kanë dashur të prononcohen për media derisa kanë thënë se takimi ishte vetëm për kafe dhe mëngjes.
Ndërsa ish-kryeministri, Ramush Haradinaj është deklaruar për Indeksonline duke thënë se ky takim është iniciuar nga ai për të biseduar për zhvillimet e fundit në vend.
“Kam iniciuar një takim sot në mëngjes, kemi biseduar për krejt zhvillimet në vend, edhe politike edhe institucionale, gjithë ato që e presin vendin është me rëndësi të kemi konsulta të tilla të ndërsjella mes gjithëve neve në Kosovë”, ka thënë Ramush Haradinaj pas takimit.