Shkarkimi i drejtorit të ATK-së – këto janë arsyet në vendimin që mori Hoti

Aktuale

Shkarkimi i drejtorit të ATK-së – këto janë arsyet në vendimin që mori Hoti

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 13:05
Avdullah Hoti

Në fund të javës së kaluar, kryeministri Avdullah Hoti, mori vendim për shkarkimin e drejtorit të Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj.

Në vendimin të cilin e ka marrë Hoti, thuhet se tashmë ish-drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj, ka ndërmarrë veprime në kundërshtim me ligjin dhe ka shkaktuar pakënaqësi të më dha në këtë agjenci.

Sipas Hotit, ish drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj, gjatë kohës sa ka qenë në këtë pozitë ka ndërmarrë një varg veprimesh që përmbushin kushtet ligjore për lirimin e tij nga detyra, për shkak të “paaftësisë” dhe “vjeljes së keqe”, teksa ka përmendur tri veprime që ka ndërmarrë ai sa ishte në këtë pozitë.

“Ka miratuar rregullorën për organizimin e brendshëm të ATK-së në kundërshtim me ligjin nr.06/L-113, pa marrë pëlqimin paraprak nga Ministria përkatësse dhe pa e proceduar  tek Kryeministri për aprovim, Ka shpallur konkurs për v ende të lira pune, 3 pozita të zëvendësdrejtorit të përgjithshëm, ku ka emruar ushtrues detyre dhe ka sistemuar ish zëvendësdrejtorët, të cilët i ka konsideruar tepricë dhe Ka bërë lëvizjen e shpeshtë të stafit nga pozitat e tyre në pozita tjera dhe ka shkaktuar pakënaqësi  të madhe duke degraduar zyrtarët e kësaj agjencie në pagat e tyre”, thuhet në arsyetimin e Hotit, në vendimin për shkarkimin e Murtezajt.

Sipas kryeministrit Hoti, shkeljet e përmendura janë konstatuar edhe në memorandumin juridik të Avokatit të Popullit të Kosovës.

Ndërsa, pas shkarkimit, Murtezaj ka akuzuar kryeministrin Hoti për përfshirje në një rrjeti kriminal ku ka dëmtuar buxhetin e Kosovës me miliona euro.

Murtezaj, një ditë pas shkarkimit të tij nga kryeministri, ka akuzuar Hotin edhe për punësim të familjarëve të tij në Ministrinë e Financave. 

Image
Dokumenti
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat