UP-ja vendos për uljen e kushtit për 10 për qind

Aktuale

UP-ja vendos për uljen e kushtit për 10 për qind

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 14:56
Foto ilustrim

Sot Senati i Universitetit të Prishtinës, në mbledhjen e dytë të tyre për këtë vit akademik, vendosën në mënyrë unanime për uljen e kushtit për 10%, për kalueshmërinë e vitit 2019/20.

Pas shumë kërkesave nga studentët, që për shkak të rrethanave dhe pasojave të shkaktuara nga pandemia COVID-19, t’u bëhet e mundur një ndihmë e tillë që do t’i mundësonte të përfundonin me sukses vitin akademik 2019/20.

Kjo kërkesë është ekskluzivisht për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme dhe vlen vetëm për vitin akademik 2019/20.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat