Ky është i riu nga Mitrovica që dyshohet se vrau veten në Burgun e Dubravës

Aktuale

Ky është i riu nga Mitrovica që dyshohet se vrau veten në Burgun e Dubravës

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 15:01
Foto ilustrim

Një i burgosur i moshës 29-vjeçare i ka dhënë fund jetës së tij mbrëmë në Burgun e Dubravës.

Viktima është Valdrin Hajra nga Mitrovica.

I ndjeri ka qenë i dënuar në Burgun e Dubravës që nga viti 2017 me dy vite burgim për një vepër penale, gjithashtu edhe për një vepër tjetër penale me plus 2 vite të tjera.

Po ashtu, Hajra ka pasur procedura tjera gjyqësore të hapura për vepra tjera penale, që do të kishte mundësi t’i vazhdohej burgimi, shkruan Gazeta Sinjal.

Ndërkaq, sipas njoftimit të SHKK-së, i ndjeri ka pasë probleme shëndetësore të natyrës mendore ku është trajtuar nga mjeku i burgut, psikiatri, psikologu, si dhe nga specialistët e Klinikës Psikiatrike dhe asaj Forenzike.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat