Diskriminimi i Brukselit ndaj Kosovës për vizat, ka vetëm një arsye

Aktuale

Diskriminimi i Brukselit ndaj Kosovës për vizat, ka vetëm një arsye

Nga: G.B Më: 22 tetor 2020 Në ora: 15:06
Faton Abdullahu

Njohësi i çështjeve politike, Faton Abdullahu, ka thënë se mos dhënia e vizave për qytetarët tanë është diskriminim anti-evropian që e bën Brukseli kundër Kosovës evropiane.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se për këtë ka vetëm një arsye, e që është fakti regresiv se vizat tanimë janë kthyer në kartë politike kundër Kosovës për interesa të ndryshme klanore në BE, përcjell Bota sot.

Abdullahu ka thënë se shpreson që zgjedhjet në Uashington do të determinojnë një raport më të mirë të SHBA-së me Brukselin e për rrjedhojë edhe një qasje të re e më kualitative të kësaj të fundit ndaj Kosovës dhe sidomos ndaj dialogut tonë me Serbinë.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Mos dhënia e vizave për qytetarët tanë është diskriminim anti-evropian që e bën Brukseli kundër Kosovës evropiane. Ka vetëm një arsye që e definon mirë dhe qartë këtë - fakti regresiv se vizat tanimë janë kthyer në kartë politike kundër Kosovës për interesa të ndryshme klanore në BE të cilat deshifrohen mirë edhe nëse kuptohet arsyeja pse tash sa kohë kemi ftohjen e raporteve Uashington- Bruksel. Shpresoj shumë se zgjedhjet në Uashington do të determinojnë një raport më të mirë të SHBA-së me Brukselin e për rrjedhojë edhe një qasje të re e më kualitative të kësaj të fundit ndaj Kosovës dhe sidomos ndaj dialogut tonë me Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat