Si ndodhi mbrëmë vonë vjedhja e kasafortës, tregon drejtori i AUV-it

Aktuale

Si ndodhi mbrëmë vonë vjedhja e kasafortës, tregon drejtori i AUV-it

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 15:22
Naser Krasniqi

Drejtori ekzekutiv i AUV-it, Naser Krasniqi është deklaruar lidhur me rastin e fundit që ndodhi në objektin e AUV-it në Fushë-Kosovë.

Krasniqi tha se vetëm mund të konfirmojë Agjencinë e Ushqimit ka pasur një ndërhyrje rreth orës 00:00 deri në ora 04:00.

“Pra gjatë natës së kaluar ka ndodhur një hyrje e paautorizuar. Policia ka hyrë thuhet se kanë hyrë nga ana e prapme dhe s mund të themi më tepër se çdo hetim i policisë atëherë mund të ndikojmë më tepër. Nuk mundem me dhënë ndonjë informatë që për shkak se është nën hetim të policisë kështu që s’mundeni me thënë asgjë”, tha Krasniqi.

Ai tha se së shpejti do të publikohet raporti i policisë lidhur me rastin.

“Besoj se shpejtë do ta keni raportin e policisë, ne s’merremi me anën e detajeve. Me siguri do të merrni informatën shpejtë nga hetimet e policisë, sepse çdo informatë mund të dëmtojë këtë hetim. Ka qenë hyrje e paautorizuar dhe policia po merret me rastin”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat