​AUV konfirmon vjedhjen, Policia po merret me rastin

Aktuale

​AUV konfirmon vjedhjen, Policia po merret me rastin

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 15:38
Naser Krasniqi

Zëvendësdrejtori Ekzekutiv i AUV, Naser Krasniqi, ka konfirmuar se mbrëmë rreth orës 12 të mesnatës deri në orën 04:00 të mëngjesit në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës kanë hyrë persona të paautorizuar.

Megjithatë ai nuk ka dhënë detaje se çka saktësisht është marrë nga kjo Agjenci.

Ai nuk ndarë detaje as se sa persona kanë hyrë në ndërtesën, por që tha se kanë hyrë nga hyrja e prapme.

"Unë e konfirmoj se në Agjencinë e Ushqimit ka pasur një ndërhyrje gjatë natës së mbrëmshme rreth orës 12 deri në orën 4. Kështu që gjatë natës së mbrëmshme ka ndodhur një ndërhyrje e paautorizuar dhe persona të paautorizuar edhe pse në sigurimin e Agjencisë është Policia, mirëpo ndërhyrja ka qenë në formën që tash është duke u marrë Policia dhe besoj që është duke vazhduar procedura. Çdo rast që ndërmarrim më tutje, çdo informatë më tutje mund të ndërhyjë në procesin e Policisë. Kështu që besoj që Policia derisa merret me rastin dhe jep një informatë apo një deklaratë nuk mund të japim diçka më tepër", tha ai.

Ai nuk ka konfirmuar as a janë marrë dokumente apo shuma të parave.

"Nuk mundem për shkak se Policia e ka marrë të gjitha konfirmimet, derisa të jep informatën e saktë Policia neve nuk mund të themi diçka", tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat