Vjedhja e 2 milionë eurove, Arbana Xharra vjen me një thirrje

Aktuale

Vjedhja e 2 milionë eurove, Arbana Xharra vjen me një thirrje

Nga: A.Zh Më: 22 tetor 2020 Në ora: 16:41
Arbana Xharra

Gazetarja Arbana Xharra, ka reaguar pas vjedhjes së dy milionë eurove në Thesarin e Kosovës. Ajo ka kritikuar qytetarët që nuk po kërkojnë protesta për këtë rast, por janë ngritur kundër ambasadorit të Kosovës në Francë Qëndrim Gashi.

Xharra ka kujtuar se shtetet e Perëndimit e shpëtuan Kosovën nga Serbia 20 vjet më parë, por tani kjo e fundit ka dalë kundër saj duke mbështetur terrorizmin, përcjell Bota sot.

Reagimi i saj në Facebook:

Nuk bëni thirrje për protesta që vidhen miliona euro, po për ambasadorin e Kosovës në Francë, i cili shpërndau një shkrim ku raportohet se një terrorist islamist ia heqi kryet një profesori francez.

Kjo është Kosova qe 20 vjet më parë u çu krejt Perëndimi në këmbë me na shpëtu prej terrorit të Serbisë. Sot dalim në mbështetje të terroristëve islamist kundër vlerave të Perëndimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat