Sheshi “Nëna Terezë”, u zbukurua me fjongo për të shënuar muajin kundër kancerit të gjirit

Aktuale

Sheshi “Nëna Terezë”, u zbukurua me fjongo për të shënuar muajin kundër kancerit të gjirit

Nga: D.B. Më: 22 tetor 2020 Në ora: 17:35
Vjosa Osmani

Në Ditën Botërore Kundër Kancerit të Gjirit, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani, përmes një postimi në facebook, ka thënë se në këtë ditë, sheshi “Nëna Terezë” u zbukurua me fjongo, për të shënuar muajin kundër kancerit të gjirit.

Ajo ka thënë se pandemia COVID-19 kufizoi një varg aktivitetesh, prandaj sipas saj, fjongot në drunjtë e sheshit, në një nga pjesët më të frekuentuara të kryeqytetit, janë mesazhi që përçojmë për mbështetjen ndaj të gjitha grave, nënave e vajzave që përballen me kancerin e gjirin.

Postimi i plotë:

Sot sheshi “Nëna Terezë”, u zbukurua me fjongo për të shënuar muajin kundër kancerit të gjirit. Pandemia COVID-19 kufizoi një varg aktivitetesh, ndaj fjongot në drunjtë e sheshit, në një nga pjesët më të frekuentuara të kryeqytetit, janë mesazhi që përçojmë për mbështetjen ndaj të gjitha grave, nënave e vajzave që përballen me kancerin e gjirin.

Të gjitha të mbijetuarat janë shembull frymëzues i forcës dhe mosdorëzimit përkundër sfidës, ndërsa ti bëhu që sot heroina e vetvetes. Vizito mjekun sepse ekzaminimi i hershëm shpëton jetë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat