“E pësoi vajza”, Dugolli: Skandali te partia e Limajt pas vjedhjes së 2 milionëve

Aktuale

“E pësoi vajza”, Dugolli: Skandali te partia e Limajt pas vjedhjes së 2 milionëve

Nga: A.Zh Më: 22 tetor 2020 Në ora: 18:57
Fatmir Limaj

Ish-zëvendësministri i Mbrojtjes Enver Dugolli, ka reaguar pas skandalit me vjedhjen e 2 milionë eurove në Thesarin e shtetit.

Ai ka thënë se vendimi për larimin e këshilltares Hajrie Gashi, nga zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj, pse babai i saj është i përfshirë në vjedhje, është paradoksal.

Sipas Dugollit, ky diskurs është i së kaluarës dhe shoqëria e Kosovës duhet të lirohet nga ai një ditë.

“Kjo formë e të vepruarit, tregon për krizën e madhe të partive (në këtë rast NISMA) të cilat mundohen të shpërlajnë veten më këso veprimesh, tejet irracionale!”, ka shkruar ai në Facebook.

Reagimi i tij i plotë:

Skandal pas skandali!

Kur skandalet e ndryshme të kësaj qeverie dhe krizat janë kthyer në përditshmëri, kalon edhe diçka për të cilën shoqëria do duhej të reagon.

Fjalë bëhet për këtë lajm-veprim që si duket po kalon pa ndonjë bujë, e ku thuhet:

"Pas raportimeve në media, se babai i këshilltares Hajrie Gashi, është i përfshirë në vjedhjen e mbi dy milionë eurove, zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj, ka marrë vendim ta lirojë nga detyra".

Ky lajm dhe vendim i znj.Balaj-Halimi tregon se jetojmë në një shtet dhe shoqëri paradoksale. Znj. Hajrie Gashi duhet paguaj një çmim sepse një anëtar i familjes (në këtë rast babai i saj) dyshohet se qenka i përfshirë në një krim të rëndë.

Përveçse nuk pajtohem me këtë veprim të znj. Balaj-Halimi, kjo ma kujton kohën e diferencimeve ideo politike të kohës së Jugosllavisë, ku pësonin gjithë anëtarët e familjes pse dikush paskësh kryer ndonjë vepër kundër shtetit.

Ky është diskursi i së kaluarës nga i cili do duhej të lirohemi një ditë.

Mirëpo, pas kësaj që po shohim, tani shtrohet pyetja; nëse znj. Hajrie Gashi ka pësuar nga veprimet e dyshuara të babait të saj, cili është dënimi që partia NISMA do duhej të paguante nga se ashtu siç u raportua, babai i znj.Gashi paska qenë anëtar dhe strukturë e kësaj partie?!

Rezultati po dihet. Partia nuk paguan asgjë. E pëson vajza sepse faji i vetëm i saj (ashtu siç u raportua) qenka se është bija e të dyshuarit!

Kjo formë e të vepruarit, tregon për krizën e madhe të partive (në këtë rast NISMA) të cilat mundohen të shpërlajnë veten më këso veprimesh, tejet irracionale!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat