Tahiri: Shteti serb asnjëherë nuk u gjykua për krimet në Kosovë

Aktuale

Tahiri: Shteti serb asnjëherë nuk u gjykua për krimet në Kosovë

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 19:42
Ramush Tahiri

Analisti Ramush Tahiri në emisionin “Debat”, ka thënë se dokumentet për krimet serbe që po publikohen kanë të bëjnë me ish territorin e Jugosllavisë ku përfshihej edhe Kosova.

“Nga lista që po shihet nuk është që asgjësohen të gjithë dokumentet, por dokumentet që konsiderohen inkriminues që mund të kenë përgjegjësi komanduese që i sqarojnë operacionet në terren”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se Serbia vazhdon me taktitë të njëjtë të pushimit që vlen që prej knezhevinës e këndej dhe nuk ka ndryshuar as sot.

Tahiri ka thënë se në Gjykatën e Hagës nuk është trajtuar ushtria jugosllave dhe nuk pati kërkesë për dorëzimin e arkivës në mënyrë që prokuroria t’i ndërtojë akuzat për krerët e ushtrisë që bëri krime në Kosovë. “Në Tribunalin e Hagës pati vetëm raste inviduale të gjykimit”, ka thënë ai.

Sipas tij, gjithçka është e dokumentuar sa i përket krimeve serbe në Kosovë, krimeve të shtetit serb.

“Shteti i ka informatat e sakta, sepse nuk guxon ti ketë ndryshe, por ato janë për përdorim intern. Por çështja është se si të bëhen publike ato dokumente. Po shihen se dokumentet e publikuara janë dokumente orgjinale. Askush nga ndërkombëtarët nuk e ka vënë shtetin serb para drejtësisë”, ka thënë Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat