Bekim Haxhiu: S’ishte sulm kibernetik vjedhja e 2 mln euro, ministrja të largohet

Aktuale

Bekim Haxhiu: S’ishte sulm kibernetik vjedhja e 2 mln euro, ministrja të largohet

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 20:56
Bekim Haxhiu

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka folur për dyshimet lidhur me vjedhjen e mbi dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

Duke komentuar deklaratën e ministrisë së Financave, Hykmete Bajrami e cila tha se kjo vjedhje ishte sulm kibernetik, Haxhiu ka thënë se kjo s’ka të bëjë më sulm kibernetik e as rrezik të sigurisë nacionale.

“Kjo që ka thënë ministrja Bajrami është më shumë justifikim për të arsyetuar hajninë që ka ndodhur. PDK-ja ka këkruar dorëheqjen e ministres, sepse hajnia ka ndodhur në ministrinë që ajo e drejton”, ka thënë Haxhiu.

Haxhiu e ka lidhur vjedhjen e dy milionë euro me shuarjen e Taskë Forcës nga Qeveria e Kosovës.

“Shuarja e Task Forcës antikorrupsion nga Hoti i ka jap një lloj inkurajimi hajdutëve që të zhvatin pasurinë shtetërore. Shuarja e Taskës Forcës ka motivuar hajnat dhe zhvatësit e shtetit, prandaj kemi kërkuar dorëheqjen e ministes. Shuarja e këtij institucioni ka demotivuar hetuesit dhe gjykatësit që merren me antikorrupsion dhe ta luftojnë korrupsionin dhe krimin”, ka thënë Haxhiu në emisionin “Debat”.

Sipas Haxhiut, kjo që ka ndodhur është hajni klasike dhe ministrja Bajrami është dashur ta ruaj pasurinë e shtetit.

“Është metodë e LDK-së që t’i zhvendos gjërat në rrafshe tjera. Me vet faktin që kjo Task Forcë është marrë me këto çështje, flet shumë. Nuk është hajnia e parë kjo, por ka edhe hajni tjera, duke nisur me 53 milionët e Bechtelit, 12 mijë eurot e drejtorit të Komunës së Prishtinës, e tjera”, ka thënë Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat