Rexhep Selimi tregon se kush e thirri për ta shfuqizuar ligjin për Gjykatën Speciale

Aktuale

Rexhep Selimi tregon se kush e thirri për ta shfuqizuar ligjin për Gjykatën Speciale

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 21:07
Rexhep Selimi

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka folur për Gjykatën Speciale.

Ai tha se Fatmir Limaj nga Nisma Socialdemokrate e ka thirrur për tu mbledhur dhe për ta shfuqizuar Specialen.

“Në 2015 ne e kemi kundërshtuar dhe nuk e kemi votuar, na është kërkuar që ta shfuqizojmë Gjykatën Speciale, unë jam i vetëdijshme se nuk zhbëhet ajo që është vendosur në 2015 dhe nuk ndryshohet Kushtetuta. Kam qenë në një mbrëmje kur më ka thirrur Fatmir Limaj,  që të mbledhim në një seancë  për ta shfuqizuar Gjykatën Speciale, pyetja ime ka qenë pe nuk po e leni për nesër, ai me tha të mblidhemi dhe ta zhbëjmë Gjykatën Speciale”, tha Selimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat