Demi i kundërpërgjigjet Berishës: Zafa e ka snajperin dhe gjithçka sillet rreth ...

Aktuale

Demi i kundërpërgjigjet Berishës: Zafa e ka snajperin dhe gjithçka sillet rreth ...

Nga: A.Zh Më: 22 tetor 2020 Në ora: 23:11
Agron Demi

Analisti politik Agron Demi, i ka reaguar koordinatorit për Siguri Kibernetike Zafir Berisha, pas akuzave se vjedhja e 2 milionë në Thesar, ishte sulm kibernetik.

Demi ka thënë se ministrja Hykmete Bajrami e ka pranuar se ishte sulm kibernetik.

Sipas Demit, vjedhjet si ajo e djeshmja ndalen vetëm duke ndërtuar sismte që nuk të lejon hapjen e katër llogarive fiktive në sistemin e menaxhimit financiar.

Reagimi i Demit në Facëbook:

Një sulm septik nga koordinatori kibernetik.

Megjithatë, qysh jemi mësu me gjuhën fyese nëpër studio televizive, kjo e Zafës pom duket gjuhë akademike.

Thonë, gjithçka i duket gozhdë atij që e ka çekiqin në dorë. Zafa e ka snajperin edhe gjithçka sillet rreth tij.

Ministria Bajrami e pranoi sot se ishte sulm kibernetik. Sulmet kibernetike nuk vijnë veç prej Rusisë, por edhe brenda nga hajnat e shtëpisë. Por po pajtohem, me snajper nuk mundesh me i ndalë sulmet kibernetike. As duke kujdestaru në kohë të drekës. Por, duke ndërtu sistem i cili nuk ta lejon me i hap katër llogari fiktive në sistemin e menaxhimit financiar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat