Deputeti Bajqinovci “godet” Isa Mustafën: Pse nuk doli të kërkojë hetim deri në fund për Haki Rugovën?

Aktuale

Deputeti Bajqinovci “godet” Isa Mustafën: Pse nuk doli të kërkojë hetim deri në fund për Haki Rugovën?

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 23:44
Mefail Bajqinovci

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, në një intervistë ka folur për deklaratën e Isa Mustafës për hetimin e personit që vodhi 2 milionë euro nga thesari i shtetit.

Ai ka thënë se Mustafa ka ndërhyrë në punën e drejtësisë në rastin e Haki Rugovës, duke iu bërë presion.

Bajqinovci thotë se Mustafa për Haki Rugovën nuk kërkoi hetim deri në fund, ndërsa për personin e arrestuar për vjedhje e bëri të kundërtën.

Ai e ka quajtur hakmarrje të Mustafës dhe Hotit për shkarkimet që ndodhën ditë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat