Demi: Çdo vit institucionet e Kosovës shpenzojnë në procedura joligjore 100 milionë euro

Aktuale

Demi: Çdo vit institucionet e Kosovës shpenzojnë në procedura joligjore 100 milionë euro

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 00:23
Agron Demi

Agron Demi i Institutit GAP ka thënë se çdo vit institucionet e Kosovës shpenzojnë në procedura jo të rregullta apo joligjore rreth 100 milionë euro nga buxheti i shtetit.

“Edhe studimet e Transparency International tregojnë që korrupsioni ul investimet e huaja direkte e kjo ndikon në ekonomi. Në vitin 2015 i kemi nxjerrë të gjitha i kemi kuantifikuar raportet e zyrës së auditorit gjeneral, për vitin 2013 dhe 2014. Pasi ajo çfarë ndodh është se çdo vit raportohet në media se u keqpërdorën 200 mijë euro në këtë ministri, 50 mijë në këtë komunë.

Kemi dashur të shohim brenda një viti sa milionë euro keqshpenzohen e identifikohen prej zyrës së Audotirit Gjeneral. Na ka dalë që në vitin 2013 janë keqshpenzuar 110 milionë euro, atë 2014 115 milionë. Do të thotë 14 për qind e shumës së audituar.

Auditori gjeneral i auditon 800 milionë euro në vjet apo 900 milionë euro në kontrata. Në ato kontrata të audituara shuma e keqpërdorimeve apo shpenzimeve pa mbulesë është rreth 115 milionë euro, pra14 për qind të buxhetit.

Çdo vit institucionet e Kosovës, komunat, ministritë, agjencionet e pavarura, ndërmarrjet publike shpenzojnë në procedura jo të rregullta apo jo ligjore rreth 100 milionë euro të buxhetit të shtetit apo para të taksapaguesëve. Ndikon kjo pasi ato mund të investoheshin në projekte të ndryshme.

Por vet përceptimi se një vend është kaq shumë i korruptuar dërgon sinjale tek investitorët që nuk ia vlenë të investohet në këtë vend. I përmendëm disa raste që janë në arbitrazh biznese ndërkombëtare që janë duke e paditur Kosovën. Ka qenë reportazhi i Kohës Ditore para disa javëve, ku janë apo kanë përfunduar rreth 300 milionë euro procese”, ka thënë Demi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat