Mblidhen katër komisione parlamentare

Aktuale

Mblidhen katër komisione parlamentare

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 07:12
Ilustrim

Gjatë ditës së sotme do të mblidhen katër komisione parlamentare.

Në Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë, do të intervistohet ish-zëvendës Kryesuesin e Bordit të AKP-së, Naser Osmanin dhe ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatrin.

Ndërsa Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës, interviston ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçin

Kurse Komisioni për Integrim Evropian takohet me Shefin e Zyrës dhe Përfaqësuesin Special të BE-së në Kosovës, Tomáš Szunyog në lidhje me Raportin për Kosovën 2020 të publikuar nga Komisioni Evropian

Këto janë njoftimet:

Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës, interviston ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçin. (Kuvendi i Kosovës, salla N204, ora 11:00)

Komisioni për Integrim Evropian takohet me Shefin e Zyrës dhe Përfaqësuesin Special të BE-së në Kosovës, Tomáš Szunyog në lidhje me Raportin për Kosovën 2020 të publikuar nga Komisioni Evropian. (Kuvendi i Kosovës, salla C301, ORA 12:00)

Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston ish-zëvendës Kryesuesin e Bordit të AKP-së, Naser Osmanin. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 12:00)

Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston ish-ministrin e Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatrin. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 13:00).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat