Zemaj: Do të jemi në përkrahje të institucioneve për ruajtjen e shëndetit publik

Aktuale

Zemaj: Do të jemi në përkrahje të institucioneve për ruajtjen e shëndetit publik

Nga: A.Z Më: 23 tetor 2020 Në ora: 10:52
foto nga vendi ngjarjes

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, sot e ka mirëpritur sekretarin e Bashkësisë Islame, z.Ahmet ef.Sadriu dhe Ipeshkvin Imzot Dodë Gjergji, temë ishte lidhur me menaxhimin dhe zbatimin e masave kundër Covid-19 në institucionet fetare, përcjell “Bota sot”.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një positmi në Facebook, më tej ka shtuar se do të jemi në përkrahje të institucioneve për ruajtjen e shëndetit publik.

Positmi i plotë:

Sot e nisa ditën duke i mirëpritur në zyrën time, sekretarin e Bashkësisë Islame, z. Ahmet ef. Sadriu dhe Ipeshkvin Imzot Dodë Gjergji, me të cilët biseduam për menaxhimin dhe zbatimin e masave kundër Covid-19 në institucionet fetare.

Shpreha falënderimin tim për angazhimin e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Ipeshkvisë, në përkrahje të institucioneve tona për ruajtjen e shëndetit publik në përballje me pandeminë Covid-19.

Së bashku, vlerësuam si shumë të rëndësishëm bashkëpunimin midis institucioneve shtetërore, fetare dhe qytetarëve, me qëllim që të zbatohen masat anti Covid.

Apelojmë te të gjithë qytetarët në veçanti besimtarët në institucionet fetare të kenë kujdes duke respektuar masat e ndërmarra nga Qeveria, për të ruajtur shëndetin e të gjithëve nga virusi Covid-19.

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat