Këshilltari i Pacollit tregon se çfarë mund të ndodhë në skenën politike nëse konfirmohet aktakuza ndaj Thaçit

Aktuale

Këshilltari i Pacollit tregon se çfarë mund të ndodhë në skenën politike nëse konfirmohet aktakuza ndaj Thaçit

Nga: A.M. Më: 23 tetor 2020 Në ora: 13:33
Hashim Thaçi

Këshilltari i Behgjet Pacollit, Naim Murseli, ka thënë se nëse konfirmohet aktakuza ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit pritet të ketë paqartësi politike.

Në postimin e tij në Facebook, Murseli ka shkruar se politikanët e Kosovës duhet të llogarisin në një mandat tjetër për Presidentin Trump.

“Kjo do të nënkuptojë edhe katër vjet izolim politik për Albin Kurtin nga aleati më i fortë i Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Paqartësitë politike priten në ditët në vijim për Kosovën. Konfirmimi i aktakuzës ndaj Presidentit Thaçi do të jetë shumë e rëndë për Kosovën. Ndërsa zgjedhjet e SH.B.A.-së po afrohen, politikanët e Kosovës duhet të llogarisin në një mandat tjetër për Presidentin Trump. Kjo do të nënkuptojë edhe katër vjet izolim politik për Albin Kurtin nga aleati më i fortë i Kosovës! Tani le të vazhdojmë të kërkojmë milionat e humbur nga thesari i shtetit...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat