Aktakuzë ndaj një personi për tregti të ndaluar dhe shpëlarje të parave

Aktuale

Aktakuzë ndaj një personi për tregti të ndaluar dhe shpëlarje të parave

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 15:15
Foto ilustrim

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Speciale, kundër të pandehurit M.G. për veprat penale “Tregti e ndaluar” si dhe për “Shpëlarje të parave”.

Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri M.G. më 14.08.2020, është hasur duke ushtruar veprimtari ekonomike pa autorizim dhe pa leje përkatëse, pasi që në veturën e tij janë gjetur mjete monetare të fshehura në valutën euro, të padeklaruara gjithsej gjashtëdhjetë e pesëmijë e katërqind e pesëdhjetë euro (65,450.00 euro ), për të cilat mjete i pandehuri nuk i kishte deklaruar, e që janë sekuestruar nga Prokuroria Speciale sipas Urdhëresës të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake të Gjykatës Themelore Prishtinë – Departamenti Special.

“Me këto veprime i pandehuri i lartcekur ka kryer veprën penale, “Tregti e ndaluar””, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Sipas prokurorisë, i pandehuri M.G. më 14.08.2020, duke e ditur apo duke pas arsye të dijë se ishte duke bartur mjete monetare, të fshehura në automjetin e tij, duke i pasur në posedim ka tentuar që të fshehë ose maskon natyrën e vërtetë, burimin, vend-ndodhjen, sistemimin, lëvizjen, të drejtat në lidhje me pronësinë e kësaj pasurie, apo në çfarëdo rrethanash, me qëllim që të shkaktoj shmangien nga pasojat juridike ose pasojat e mundshme ligjore. Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale, “Shpëlarja e parave”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat