Skandali i 2 milionë eurove, kërkohet dorëheqja e ministres dhe protesta masive

Aktuale

Skandali i 2 milionë eurove, kërkohet dorëheqja e ministres dhe protesta masive

Nga: A.Zh Më: 23 tetor 2020 Në ora: 18:29
Hykmete Bajrami

Rron Gjinovci nga shoqëria civile, ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Financave Hykmete Bajrami, pas skandalit me vjedhjen e 2 milionë eurove në Thesarin e shtetit.

Ai ka thënë se nëse hulumtimi i Insajderit që thotë se vjedhja, pos me firmën “LDA Group SH.PK, lidhet me firma të njerëzve të fuqishëm të partive politike, duhet të dorëhiqet Bajrami.

Gjinovci ka kërkuar që në vend të organizohen protesta dhe “banditët” të ndalen, përcjell Bota sot.

Reagimi i tij në Facebook:

Unë mendoj që duhet të protestojmë masivisht, banditët duhet me i ndalë me forcë. Kjo më s'ka kuptim!

Nëse hulumtimi i Insajderit është i saktë, pra që paret janë bo rrush e kumlla, tash Ministrja e Financave duhet me dhanë dorëheqje, sepse na rrejti që paret kanë me u kthy dhe se buxheti është i sigurt. Dorëheqje!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat