Eksperti amerikan reagon ndaj Qeverisë së Kosovës, thotë se po krijon përshtypje të gabuar për BE-në

Aktuale

Eksperti amerikan reagon ndaj Qeverisë së Kosovës, thotë se po krijon përshtypje të gabuar për BE-në

Nga: A.Morina Më: 23 tetor 2020 Në ora: 21:27
Alon Ben Meir

Eksperti amerikan për Ballkanin, njëherit profesor, Alon Ben Meir, ka komentuar reagimet e bëra nga shqiptarët e Kosovës ndaj ambasadorit të Kosovës në Francë, Qëndrim Gashit.

Ben-Meir deklaroi se këto reagime treguan se shoqëria e Kosovës po ndikohet nga islami radikal. Ai kritikoi edhe Qeverinë e Kosovës për heshtjen e saj ndaj këtij sulmi ndaj ambasadorit Gashi. 

"Heshtja e qeverisë është e tmerrshme pasi ajo nuk arriti të mbështesë ambasadorin e saj. Kjo nuk është përshtypja që qeveria duhet të krijojë, veçanërisht ajo që kërkon të bëhet anëtare e BE", deklaroi Ben-Meir, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Ambasadori i Kosovës në Francë Qëndrim Gashi ka qenë në shënjestër të një grupi të madh të shqiptarëve të Kosovës për dënimin e vrasjes brutale të një mësuesi frëngjisht duke shpërndarë një artikull që thjesht raportonte për këtë sulm terrorist. Ky është një manifestim i qartë se shoqëria e Kosovës po i lejon vetes të ndikohet padrejtësisht nga Islami radikal. Heshtja e qeverisë është e tmerrshme pasi ajo nuk arriti të mbështesë ambasadorin e saj. Kjo nuk është përshtypja që qeveria duhet të krijojë, veçanërisht ajo që kërkon të bëhet anëtare e BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat