Takimi i krerëve të koalicionit, posti i presidentit komplikon situatën

Aktuale

Takimi i krerëve të koalicionit, posti i presidentit komplikon situatën

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 22:12
Isa Mustafa

Në heshtje e pa paralajmërim u takuan sot krerët e koalicionit qeverisës.

Në selinë e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa, shefi i AAK-së Ramush Haradinaj bashkë me kryetarin e Nismas, Fatmir Limaj, biseduan afër dy orë.

Pas takimit, Mustafa tha se tema kryesore e bisedës ishte çështja e buxhetit të Kosovës, megjithatë u fol edhe për temat politike.

Ai po ashtu deklaroi se duhet një marrëveshje më e gjerë politike për të zgjedhur presidentin e ri, post të cilin po e synon Ramush Haradinaj.

E në rast se nuk ndodhë pajtimi, Mustafa thotë se Kosova duhet të shkojë në zgjedhje.

Nga ana e tij, vetë Haradinaj nuk tregoi se nëse do largohet nga koalicioni qeverisës në rast se nuk bëhet president, veçse sipas tij duhet konsolidim i gjerë shoqëror për muajt që po vijnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat