E premtja e ‘zezë’ në Kosovë, kështu vdiqën tre të rinj brenda ditës

Aktuale

E premtja e ‘zezë’ në Kosovë, kështu vdiqën tre të rinj brenda ditës

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 22:48
Foto ilustrim

Dy vetaksidente kanë ndodhur në Vushtrri e në Mitrovicë. Një 19 vjeçar është vrarë në Gjilan.

Dita e premte doli të jetë e “zezë” në Kosovë.

Kjo pasi që tre të rinj humbën jetën në mënyra të ndryshme.

Fillimisht në orët e para të kësaj të premte një 20 vjeçar nga Mitrovica ka vdekur.

Kjo pasi që shoferi i veturës në të cilën i njëjti ndodhej humbi drejtimin e automjetit dhe përfundoi jashtë rrugës.

Ndërkohë që në veturë gjendeshin edhe tre persona të tjerë.

Nga Spitali Rajonal i Mitrovicës, thanë për T7 që të njëjtit pasi që janë trajtuar, janë liruar për në shtëpi.

Ndërkohë, një vetaksident që përfundoi me fatalitet ka ndodhur edhe në Vushtrri.

Këtu një 21 vjeçar ka goditur një shtyllë të betonit, i cili pësoi lëndime të trupore.

I riu pasi u dërgua në emergjencën e Vushtrrisë, u drejtua për në kryeqytet.

Ai ka vdekur në Qendrën Emergjente në Prishtinë.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur edhe në komunën e Gjilanit. Veçse aty është vrarë një 19 vjeçar.

Në rrugën “Gjon Sereqi” në këtë qytet, i njëjti është lënduar me një mjet të mprehtë.

19 vjeçari u gjet nga Policia e Kosovës në vendin e ngjarjes.

Viktima është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal në Gjilan, më pastaj është dërguar në QKUK-në Prishtinë.

Deri tani nuk ka të arrestuar për këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat