Haradinaj “kërcënon” për postin e presidentit, Haziri i jep “goditjen” e radhës!

Aktuale

Haradinaj “kërcënon” për postin e presidentit, Haziri i jep “goditjen” e radhës!

Nga: N. H Më: 23 tetor 2020 Në ora: 22:57
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së shpreson në një marrëveshje për pozitën e presidentit, në të kundërtën vendi shkon në zgjedhje.

Partia e tij në gusht të këtij viti shpalli kandidaturën e kreut të saj, Ramush Haradinajt për president.

Por takimi që një ditë me parë kishte me Thaçin dhe Veselin, nuk i ka dhënë shumë siguri Haradinajt se ai mund të bëhet president.

E, lidhur me këtë, ka reaguar njohësi i çështjeve të politikës, Nexhat Haziri.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka shkruar se kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, nuk është i duhuri për këtë post, ndërsa, thekson se Kosova meriton përfaqësim më dinjitoz.

Ja shkrimi i tij:

Ramush Haradinaj kërkon postin e presidentit me çdo kusht, në të kundërtën vendi shkon në zgjedhje

-Le te shkojme, ka marre fund koha e idiotëve. Republika meriton perfaqesim dinjitoz, dhe ti nuk je ai qe ia ofron nje perfaqesim te tille. (n.h)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat