Miftaraj: Nëse nuk shfuqizohet vendimi për task-forcën, për 24 muaj shtyhet procesi i liberalizimit

Aktuale

Miftaraj: Nëse nuk shfuqizohet vendimi për task-forcën, për 24 muaj shtyhet procesi i liberalizimit

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 00:25
Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, foli edhe për liberalizimin e vizave. 

Sipas tij, nëse nuk anulohet vendimi për shfuqizimin e task-forcës, pasojat janë të mëdha.

“Dështimi i këtyre rasteve është jashtëzakonisht i madh. Këto raste do të prishen. Republika e Kosovës për 24 muaj do t’'u shtyhet çdo proces i liberalizimit të vizave.

Faktori ndërkombëtar ka bërë përpjekje të mëdha ta kthejë këtë vendim, nëse kjo nuk do të ndodh faktori ndërkombëtarë nuk do të harrojë dhe do të ndikojë në procesin e liberalizimit të vizave”, tha Miftaraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat