​KQZ kufizon shpenzimet e fushatës zgjedhore në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut

Aktuale

​KQZ kufizon shpenzimet e fushatës zgjedhore në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 10:36
KQZ

(E plotësuar) - Subjektet politike të cilat do të certifikohen për mbajtjen e zgjedhjeve në Mitrovicën e Veriut do të kenë të drejtë të shpenzojnë 11 mijë e 590 euro gjatë fushatën zgjedhore të tyre. Ndërsa, subjektet politike të certifikuara tashmë në komunën e Podujevës në total përfshirë edhe shpenzimet që i kanë pasur deri me datën 13 mars të këtij viti, do të kenë mundësi të shpenzojnë mbi 43 mijë euro. Këto zgjedhje të jashtëzakonshme do të mbahen me 29 nëntor.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim të shtunën për kufizimin e shpenzimeve të fushatës zgjedhore për subjektet politike që marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunën e Podujevës dhe të Mitrovicës së Veriut.

Drejtori në Zyrën për Regjistrim dhe Certifikim të Partive Politike në KQZ, Yll Buleshkaj ka treguar për numrin e personave që kanë të drejtë votimi në këto dy komuna të cilat do të mbajnë zgjedhjet në nëntor.

Buleshkaj: Për Mitrovicën e Veriut i kemi mbi 11 mijë euro, në Podujevë mbi 43 mijë euro

“Për Mitrovicën e Veriut i kemi 23 mijë e 180 votues të regjistruar. Ndërsa, shpenzimet ashtu siç i parasheh rregulla zgjedhore 12/2013 për secilën votues, subjektet politike mund të harxhojnë gjysmë euro. E që i bjen që kufiri për shpenzime në fushatë në Mitrovicën e Veriut është 11 mijë e 590 euro… (07:19) I kemi 87 mijë e 863 votues të regjistruar të cilët kanë të drejtë të votojnë për kryetar komune në komunën e Podujevës, ndërsa kufiri i sipërm i shpenzimeve për subjektet politike të cilat tashmë janë certifikuar ngritet përafërsisht 600 euro, ka qenë 43 mijë e 433 euro, tash është 43 mijë e 931 euro e gjysmë”, ka theksuar Buleshkaj.

Ndër tjera, gjatë mbledhjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, anëtari Sami Kurteshi tha se duhet të merret një mendim nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në lidhje me atë se si të votojnë personat të cilët janë të infektuar me COVID-19.

Kurteshi: Çfarë do të bën KQZ në rast se personat janë të detyruar të izolohen?

“Nëse disa ditë para zgjedhjeve personi votuesi, është i detyruar të izolohet për shkak të COVID-it. Në rastin ekstrem njëri prej kandidatëve që ka me u zgjedhë prej tre kandidatëve, çfarë do të bën KQZ, a do të kërkon me shku me marrë votën te ai njeri, apo si do të ja bën. Ai nuk e ka të ndaluar, e ka të drejtë kushtetuese, nuk e ka të ndaluar me gjyq”, ka theksuar ai.

Për këtë anëtari i KQZ-së, Arianit Elshani tha se është me rëndësi të dihet se a lejohet edhe vazhdimi i afatit për personat të izoluar si shkak i pandemisë.

E kryesuesja Valdete Daka tha se duhet të vendos sekretariati, meqë duhet të sqarohet nëse ka implikime ligjore në rast të vazhdimit të afatit zgjedhor.

Daka: Më mirë është t’i japim kohë sekretariatit

“Së pari duhet me pa çfarë implikime mundet me pas lëvizja e këtyre afateve, sepse këta persona duhet me u largu nga lista përfundimtare, pastaj ka disa procedura. Po qe se mbesin në listën përfundimtare, ajo certifikohet dhe nuk mundet të lëvizet më. Më mirë është t’i japim kohë sekretariatit, se ka kohë deri atëherë, le ta shiqojnë dhe të dalin me mendime dhe mënyrën se si do ta zgjidhin”, ka deklaruar Daka.

Podujeva dhe Mitrovica e Veriut që nga fillimi i vitit kanë mbetur me ushtrues detyre të kryetarit të komunës. Situata me pandeminë dhe masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19, pamundësuan mbajtjen e zgjedhjeve për mbajtjen në këto dy komuna.

KQZ: Mbi 55 mijë euro për fushatën zgjedhore në Podujevë dhe Mitrovicë të veriut

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të shtunën ka vendosur për kufizimin e shpenzimeve të fushatës zgjedhore për subjektet politike që marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në Komunën e Podujevës dhe në Komunën e Mitrovicës së Veriut, të cilat do të mbahen më 29 nëntor të këtij viti.

Drejtori i Zyrës për Regjistrim te Partive Politike, Yll Buleshkaj ka treguar për shpenzimet gjatë fushatës zgjedhore për subjektet politike që marrin pjesë në zgjedhjet në Komunën e Podujevës.

"Kufiri i sipërm është 43 mijë e 931 euro e 50 cent. Dhe numri i votuesve është 87 mijë e 863 votues", tha ai.

Po ashtu, KQZ ka votuar edhe për shpenzimet e fushatës zgjedhore edhe për subjektet politike që do të certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhjet në Komunën e Mitrovicës së Veriut, i cili është 11 mijë e 590 euro. Ndërsa, numri i votuesve të regjistruar është 23 mijë e 180 votues.

Anëtari i Komisionit, Sami Kurteshi tha se është mirë të diskutohet se çfarë do të ndodhë me personat të cilët infektohen dhe nuk mund të marrin pjesë në votim.

"Nëse disa ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, ose një prej kandidatëve do të detyrohet të izolohet për shkak të Covid-it, çfarë do të ndodhë", tha ai.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka tha se sekretariati ditëve në vijim do të sqarojë nëse ka implikime ligjore për afatin e regjistrimit për personat të cilët janë të infektuar me koronavirus.

***

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku është marrë vendim për të kufizuar shpenzimet e subjekteve politike që marrin pjesë në zgjedhjet për Kryetar të Podujevës dhe të Mitrovicës së veriut, të cilat do të mbahen më 29 nëntor.

Sipas vendimit të KQZ-së, në zgjedhjet e Podujevës shuma e kufizuar e shpenzimeve është 43.931.5 euro.

Në këtë mbledhje është bërë e ditur se ky vendim mbështetet në listën prelimare të votuesve, sipas së cilës, në këtë komunë numri jopërfundimtar i votuesve është 87 863 votues.

Fushata zgjedhore 5 ditore në Podujevë fillon më 23 nëntor dhe përfundon më 27 nëntor. Në garë për kryetar të kësaj komune janë 3 kandidatë (PDK – Naim Fetahu; LDK – Nexhmi Rudari; dhe LVV – Shpejtim Bulliqi).

KQZ-ja kufizoi shpenzimet e fushatës zgjedhore edhe për subjektet që do të garojnë në zgjedhjet për Kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut, në shumën 11 590 euro.

Sipas listës jopërfundimtare të votuesve, numri i votuesve të regjistruar në këtë komunë është 23 180 votues.

Ndryshe nga komuna e Podujevës në Mitrovicën e Veriut fushata zgjedhore do të zgjasë më shumë, nga 12 deri më 27 nëntor.

KQZ mban mbledhjen e radhës (Drejtpërdrejt)

KQZ mban mbledhjen e radhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat