KQZ: Mbi 55 mijë euro për fushatën zgjedhore në Podujevë dhe Mitrovicë të veriut

Aktuale

KQZ: Mbi 55 mijë euro për fushatën zgjedhore në Podujevë dhe Mitrovicë të veriut

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 11:02
KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku është marrë vendim për të kufizuar shpenzimet e subjekteve politike që marrin pjesë në zgjedhjet për Kryetar të Podujevës dhe të Mitrovicës së veriut, të cilat do të mbahen më 29 nëntor.

Sipas vendimit të KQZ-së, në zgjedhjet e Podujevës shuma e kufizuar e shpenzimeve është 43.931.5 euro.

Në këtë mbledhje është bërë e ditur se ky vendim mbështetet në listën prelimare të votuesve, sipas së cilës, në këtë komunë numri jopërfundimtar i votuesve është 87 863 votues.

Fushata zgjedhore 5 ditore në Podujevë fillon më 23 nëntor dhe përfundon më 27 nëntor. Në garë për kryetar të kësaj komune janë 3 kandidatë (PDK – Naim Fetahu; LDK – Nexhmi Rudari; dhe LVV – Shpejtim Bulliqi).

KQZ-ja kufizoi shpenzimet e fushatës zgjedhore edhe për subjektet që do të garojnë në zgjedhjet për Kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut, në shumën 11 590 euro.

Sipas listës jopërfundimtare të votuesve, numri i votuesve të regjistruar në këtë komunë është 23 180 votues.

Ndryshe nga komuna e Podujevës në Mitrovicën e Veriut fushata zgjedhore do të zgjasë më shumë, nga 12 deri më 27 nëntor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat