Ish-aktivisti i Vetëvendosjes jep lajmin: Në skandalin me 2 milionëshin të përfshirë akterë të rëndësishëm të VV-së

Aktuale

Ish-aktivisti i Vetëvendosjes jep lajmin: Në skandalin me 2 milionëshin të përfshirë akterë të rëndësishëm të VV-së

Nga: N. H Më: 24 tetor 2020 Në ora: 11:18
Albin Kurti

Ish-aktivisti i Vetëvendosjes, tani anëtar i PDK-së, Arben Gecaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se stabilizimi strukturore i PDK-së, është një proces i cili po shkon mirë dhe është rrënjësor.

Ai tregon se në skandalin e fundit për avullimin e 2 milionë eurove ka dështuar sipas tij, skenari për t’ia hedhur PDK-së.

Gecaj është i mendimit se brenda këtij skandali janë brenda të gjithë të tjerët, duke mos përjashtuar akterë të rëndësishëm të VV-së.

Ja shkrimi i tij:

Stabilizimi strukturore i PDK-së, proces i cili po shkon mirë dhe është rrënjësor, duke mos anashkalu reflektimin e kritiken, zëvendësimin e brezave aty ku duhet pa trauma dhe pa konflikte, duket se ka mobilizuar një spektër të terë i cili angazhohet për etiketim në formën më brutale e sistematike. Pra, qëllim është kriminalizimi strukturor i saj në sytë e opinionit.

Në skemën e fundit të krimit, e cila dështojë t’i mëveshët PDK-së, janë brenda të gjithë të tjerët, duke mos përjashtuar akterë të rëndësishëm të VV-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat