Reagon Arianit Koci: Populli po mbahet peng lidhur me presidentin, Thaçit po i shkelen të drejtat e njeriut në mënyrë brutale

Aktuale

Reagon Arianit Koci: Populli po mbahet peng lidhur me presidentin, Thaçit po i shkelen të drejtat e njeriut në mënyrë brutale

Nga: G.B Më: 24 tetor 2020 Në ora: 12:02
Arianit Koci

Avokati Arianit Koci ka reaguar lidhur me rastin e aktakuzës nga Gjykata Speciale ndaj President Thaçi, ndaj të cilit ende nuk është konfirmuar e as hedhur poshtë aktakuza.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se afati gjashtë mujor ka skaduar, ndërsa që një popull i tërë po mbahet peng, përcjell Bota sot.

Koci ka thënë se në anën tjetër, Thaçit po i shkelen të drejtat e njeriut në mënyrë brutale.

Ai ka thënë se qytetarët e Kosovës duhet të informohen urgjentisht se çka po ndodh me presidentin e tyre.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Nuk po tregohet as respekti minimal ndaj qytetarëve të Kosovës, ndaj figurës së Presidentit të të Kosovës, e as ndaj z. Hashim Thaçi si individ, me faktin që Dhomat e Specializuara nuk japin informata se çka po ndodh me aktakuzën e deponuar me 24 prill 2020.

Afati gjashtë mujor ka skaduar!

Një popull i tërë po mbahet peng!

Në anën tjetër, z. Thaçi po i shkelen të drejtat e njeriut në mënyrë brutale.

Po bëhen dhjetë vite që kur kanë filluar hetimet - njëherë nga senatori Dick Marty, e pastaj nga task forca e ambasadorit Clint Williamson.

Qytetarët e Kosovës duhet të informohen urgjentisht se çka po ndodh me presidentin e tyre.

Përndryshe, do të humbet besimi ndaj kësaj gjykate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat