Shyqri Haxha publikon dokumentin e nënshkruar nga Ahmet Shala që shkatërroi PTK-në

Aktuale

Shyqri Haxha publikon dokumentin e nënshkruar nga Ahmet Shala që shkatërroi PTK-në

Nga: N.Sh Më: 24 tetor 2020 Në ora: 12:35
Shyqri Haxha

Prokuroria Themelore në Prishtinë ditë më parë ka ngritur aktakuzë kundër ish-kryeshefit ekzekutiv të PTK-së, Shyqri Haxha, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Lidhja e kontratës së dëmshme”.

Haxha kishte reaguar pas kësaj, ku e kishte lënë Ahmet Shalën fajtor për ndërprjerjen e kësaj kontrate.

Edhe sot Haxha përmes një postimi në Facebook, ka dëshmuar se Shala është fajtor për këtë gjë.

Ai madje e publikon edhe dokumentin e nënshkruar nga Ahmet Shala.

Postimi i plotë:

Shkatërruesit PTK-së po sa kanë prekur 'Majen e Icebergu-ut'. Ja njëra nga dëshmitë kur Ahmet Shala ndalon projektin më vital të zhvillimit dhe ngritjes se vlerës së PTK-së.

Ndalja e projekteve dhe ndërhyrjet flagrante në aktivitetet afariste të PTK-së që bëri qeveria në vitin 2010-2011 kishin impakt shkatërrues në vlerën e PTK-së. Të gjithë stafi i PTK-se, Menagjemnti, dhe Bordi kanë kundërshtuar ndërhyrjet flagrante të Qeveris e cila 'kinse' në emër të privatizimit ndaloj dhe shkatërroj infrastrukturën e PTK-se.

Kush i ndërpreu projekteve më zhvillimore siq ishin projekti i 'Faturimit', 'Fijeve Optike' apo siç e quanim 'Fiber to the School', Post Banken, dhe projekte tjera...qeveritarët e asaj kohe kanë emër dhe mbiemër. Kush përfitoj dhe kush humbi nga ndalimi i këtyre projekteve? Të gjitha këto fakte tash e tutje do të bëhen publike.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat