Shtohen përçarjet në qeveri, Hoti i kundërpërgjigjet Haradinajt

Aktuale

Shtohen përçarjet në qeveri, Hoti i kundërpërgjigjet Haradinajt

Nga: A.Zh Më: 24 tetor 2020 Në ora: 14:39
Avdullah Hoti dhe Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, i është kundërpërgjigjur kreut të AAK-së Ramush Haradinajt, pasi ky i fundit e kritikoi pas vendimit për shuarjen e Task-forcës kundër korrupsionit.

Hoti ka thënë se politika nuk do të përzihet në drejtësi dhe se ajo do ta bëjë punën sipas ligjit, e jo vendimeve të Qeverisë.

Kryeministri Hoti ka theksuar se qeveria e tij është e vendosur për të fuqizuar shtetin ligjor, përcjell Bota sot.

“Politika nuk duhet të përzihet në drejtësi. Këtë e kemi bërë me vendimet që kemi marr në këta muaj të qeverisjes. Drejtësia duhet ta bëjë punën sipas ligjit, e jo sipas vendimeve të Qeverisë. Kthimi i ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në vend duhet të jetë angazhim i të gjithëve. Kjo qeveri është e vendosur për të fuqizuar shtetin ligjor. Siguria juridike garantohet vetëm duke respektuar Kushtetutën, ligjet dhe institucionet shtetërore”, ka shkruar Hoti në një postim në Facebook.

Haradinaj ka thënë se shkarkimi i task forcës kundër korrupsionit shkakton pasiguri juridike.

“Politika nuk duhet të përzihet në drejtësi. Unë kam paguar çmim që të ruaj sundimin e ligjit mbi përfitimet politike. Të njëjtën e pres nga çdo Qeveri e Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Haradinaj./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat