Jashari: Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë, nuk janë fort larg

Aktuale

Jashari: Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë, nuk janë fort larg

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 18:19
Avdullah Hoti dhe Ramush Haradinaj

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti janë përplasur sot në distancë me reagime kundër njëri-tjetrit sa i përket shuarjes së Task-Forcës Antikorrupsion.

I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj, që është partneri kryesor i kryeministrit Avdullah Hoti, sot ka dalë kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës për shuarjen e kësaj Task-force, gjë kjo që ngjalli reagime të ashpëra me të parin e ekzekutivit.

Pas këtyre përplasjeve, nga analistët politikë kjo po shihet si vazhdimësi e mospajtimeve të krerëve të koalicionit në pushtet, për çka, siç kanë vlerësuar ata, vendi mund të shkojë edhe në zgjedhje të parakohshme.

për analistin Shemsi Jashari, zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë, nuk janë fort larg.

Duke përmendur edhe skandalet e fundit në Qeverinë e Kosovës, Jashari ka deklaruar se vendimet e pamatura, sipas tij, po i shkaktojnë dëme vendit, e që të njëjtat, Jashari ka thënë se duhet të ndalen sa më parë.

“Përplasjet në koalicionin qeveritar janë refleksion i mungesës së bashkëpunimit dhe rivalitetit për dominim në vendosjen e militantëve të vetë në pozita vendimmarrëse, pasi secili tashmë e dinë se kjo qeveri nuk ka jetë të gjatë. Andaj, logjika e tyre thotë se dueht të marrin cka të mundin. Dëshmi e humbjes së kontrollit në qeverisje janë edhe skandalet e fundit të vazhdueshme. Kjo qeveri duhet sa më parë të sharkohet dhe të ndalet katrahura qeverisëse. Secili nga ne tashmë po e sheh se zgjedhjet nuk janë larg dhe e vetmja gjë që po e mbanë këtë qever është moskoordinimi i opozitës, e cila ka rivalitet mes vete. Qeveria Hoti është qeveria më e dobët dhe që ka më së paku kontroll mbi institucionet e vendit”, ka thënë Jashari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat