Konjufca dhe Bahtiri në Podujevë për ta mbështetur Shpejtim Bulliqin

Aktuale

Konjufca dhe Bahtiri në Podujevë për ta mbështetur Shpejtim Bulliqin

Nga: D.RR Më: 24 tetor 2020 Në ora: 18:28
Konjufca dhe Bahtiri në Podujevë për ta mbështetur Shpejtim Bulliqin

Sot, komunën e Podujevës e kanë vizituar ish ministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Glauk Konjufca dhe kryetari i Mitrovicës, z. Agim Bahtiri, ku takuan kandidatin e VV-së, Shpejtim Bulliqin, për t’i dhënë mbështetje për zgjedhjet e 29 nëntorit.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Bulliqi në Facebook, ku ka thënë se mbështetja e tyre e madhe u  jep kurajo të vazhdojnë të punojnë për një fitore bindëse më 29 nëntor.

Postimi i tij i plotë:

Sot në Podujevë na vizituan ish ministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Glauk Konjufca dhe kryetari i Mitrovicës, z. Agim Bahtiri. Ata i mirëpritëm bashkë me aktivistë të Qendrës së Lëvizjes në Besianë, mbështetja e tyre e madhe na jep kurajo të vazhdojmë të punojmë për një fitore bindëse më 29 nëntor. Fitorja e Lëvizjes në Llap nuk është fitore vetëm e jona, por është fitore e qytetarëve të Komunës së Podujevës.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat