Ahmeti zbulon arsyen e përplasjes Hoti-Haradinaj, paralajmëron zgjedhje dhe koalicionin e ri

Aktuale

Ahmeti zbulon arsyen e përplasjes Hoti-Haradinaj, paralajmëron zgjedhje dhe koalicionin e ri

Nga: A.Zh Më: 24 tetor 2020 Në ora: 19:29
Avdullah Hoti dhe Ramush Haradinaj

Gazetari Arben Ahmeti, ka komentuar përplasjet mes kryeministrit Avdullah Hoti dhe kreut të AAK-së Ramush Haradinaj, për shuarjen e Task-forcës kundër korrupsionit.

Ahmeti ka thënë se arsyeja e përplasjes mes Hotit dhe Haradinajt, është posti i presidentit, të cilin sipas tij, po e dëshiron kryetari i LDK-së Isa Mustafa, edhe nëse kjo parti del e treta.

Ai ka paralajmëruar zhvillime interesante, duke mos përjashtuar zgjedhjet ose “presidentin e zarfit”, përcjell Bota sot.

“Po e paramendoj Albinin t'u u kthye me i thanë Isës profesor”, ka shkruar Arben Ahmeti, duke paralajmëruar kështu një koalicion të dytë LDK-Lëvizje Vetëvendosje.

Reagimi i plotë në Facebook:

Isa Mustafa i'a ka mësy të bëhet president pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Ai llogaritë që edhe nëse LDK del e treta, VV dhe PDK nuk do të mund të bëjnë qeveri pa të. E aq më pak president kur duhen 81 deputetë. Kjo është arsyeja e përplasjeve në distancë Haradinaj-Hoti.

Do të ketë zhvillime interesante që nuk përjashtojnë zgjedhjet ose president zarfi. Mirëpo, fillimisht duhet ta shohim kur do të marrë fund kjo loja e nervave që Gjykata Speciale po e bën në raport me Thaçin, Veselin dhe të tjerët.

Po e paramendoj Albinin t'u u kthye me i thanë Isës profesor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat