Nesër fillon kërkimi për 26-vjeçaren nga Skenderaj, kërkohen vullnetarë për gjetjen e saj

Aktuale

Nesër fillon kërkimi për 26-vjeçaren nga Skenderaj, kërkohen vullnetarë për gjetjen e saj

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 20:50
Egzona Islami

Nesër do të filloj një aksion për kërkimin e 26-vjeçares Egzona Islami, nga komuna e Skenderajt.

Ajo u raportua si e zhdukur më 19 tetor.

Për gjetjen e saj po kërkohen edhe vullnetarë që do të angazhohen në këtë aksion.

Një kërkesë për të dalë në ndihmë në këtë aksion e pati edhe kryetari Bekim Jashari.

Njoftimi i plotë:

Në emrin tim dhe të Komunës së Skenderajt, shprehi shqetësimin tim në lidhje me zhdukjen tash e sa ditë të qytetares së Skenderajt, Egzona Islami.

Nesër qytetarë të vullnetit të mirë kanë organizuar kërkim masiv për gjetjen e saj, andaj kërkoj nga të gjithë ata që kanë mundësi, t’i bashkangjiten këtij kërkimi.

Njëkohësisht bëjë apel tek të gjitha ata që kanë informacione që lidhen me zhdukjen apo vendndodhjen e saj, të njoftojnë organet kompetente.

Uroj që Egzona të gjindet sa më shpejtë, shëndosh e mirë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat