Gjendet 26-vjeçarja nga Skenderaj, kjo është gjendja e saj

Aktuale

Gjendet 26-vjeçarja nga Skenderaj, kjo është gjendja e saj

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 07:36
Egzona Ferati

(E plotësuar) - 26-vjeçarja Egzona Ferati, nga Skenderaj e cila ishte raportuar e zhdukur për një javë është gjetur sot nga vullnetarë të shumtë të prirë nga Ridvan Tahiri-Riki.

Ai ka njoftuar se 26-vjeçarja është gjetur në shëndet jo të mirë.

Ajo është sjell në Qendren Emergjente në Drenas, ku më pas do të dërgohet për trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Image

Jashari: Egzona u gjet në fshatin Gllanasellë

Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari, ka konfirmuar lajmin për gjetjen e Egzona Islam Feratit.

Ai ka thënë se Egzona është gjetur e gjallë në fshatin Gllanasellë të Drenasit, përcjell Bota sot.

Jashari ka thënë se ekipi mjekësor do të ofrojë ndihmën e parë dhe do të njoftojë për gjendjen e saj shëndetësore.

Reagimi i tij në Facebook:

Lajm i mrekullueshëm!

Egzona Islam Ferati është gjetur e gjallë, në fshatin Gllanasellë.

Tani ekipi mjekësor do të ofrojë ndihmën e parë dhe do të na njoftojë për gjendjen e saj shëndetësore.

Një falënderim i madh për të gjithë qytetarët e vullnetit të mirë që sot kërkuan dhe gjetën Egzonen.

***

Është gjetur 26-vjeçarja nga Skenderaj, e cila u raportuar prej disa ditësh e zhdukur. Gjendja e saj shëndetësore nuk është shumë e mirë.

Kështu ka bërë të ditur, Ridvan Tahiri, i cili në mënyrë vullnetare angazhohet për kërkimin e personave të deklaruar si të zhdukur.

“Egzona u gjet jo edhe në gjendje të mirë. Gjallë dhe e ligsht me shëndet”, ka shkruar Tahiri.

Ndërkohë, Egzona Islam Ferati nga Skenderaj, ishte raportuar prej ditësh e zhdukur.

***

Sot do të nisë një aksion për kërkimin e 26-vjeçares nga Skenderaj, Egzona Ferati, e cila është raportuar e zhdukur që nga data 19 tetor.

Janë bërë gjashtë ditë prej kur Egzona Ferati nuuk ndodhet në shtëpi.

Familja e saj e ka lajmëruar të zhdukur, ndërkaq tani janë mobilizuar edhe vullnetarë për gjetjen e saj.

Aksioni i sotëm është paralajmëruar edhe nga kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, përmes një postimi në Facebook.

“Qytetarë të vullnetit të mirë kanë organizuar kërkim masiv për gjetjen e saj, andaj kërkoj nga të gjithë ata që kanë mundësi, t’i bashkëngjiten këtij kërkimi”, ka shkruar Jashari.

Në emrin tim dhe të Komunës së Skenderajt, shprehi shqetësimin tim në lidhje me zhdukjen tash e sa ditë të qytetares së...

Posted by Bekim Hamëz Jashari on Saturday, October 24, 2020
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat