Detaje për Egzonën nga Skenderaj, Jashari tregon në cilin vend u gjet ajo

Aktuale

Detaje për Egzonën nga Skenderaj, Jashari tregon në cilin vend u gjet ajo

Nga: A.Zh Më: 25 tetor 2020 Në ora: 11:09
Egzona Islam Ferati

Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari, ka konfirmuar lajmin për gjetjen e Egzona Islam Feratit.

Ai ka thënë se Egzona është gjetur e gjallë në fshatin Gllanasellë të Drenasit, përcjell Bota sot.

Jashari ka thënë se ekipi mjekësor do të ofrojë ndihmën e parë dhe do të njoftojë për gjendjen e saj shëndetësore.

Reagimi i tij në Facebook:

Lajm i mrekullueshëm!

Egzona Islam Ferati është gjetur e gjallë, në fshatin Gllanasellë.

Tani ekipi mjekësor do të ofrojë ndihmën e parë dhe do të na njoftojë për gjendjen e saj shëndetësore.

Një falënderim i madh për të gjithë qytetarët e vullnetit të mirë që sot kërkuan dhe gjetën Egzonen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat