Kosova i bashkëngjitet thirrjes globale të veprimit për fuqizim ekonomik të grave

Aktuale

Kosova i bashkëngjitet thirrjes globale të veprimit për fuqizim ekonomik të grave

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 11:28
Meliza Haradinaj-Stublla

Republika e Kosovës i bashkëngjitet thirrjes globale të veprimit për fuqizim ekonomik të grave, një iniciativë e SHBA-ve, në përkrahje të avansimit të pjesëmarrjes së plotë dhe të lirë të grave në ekonomi.

Me këtë rast, ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla nënshkroi deklaratën zyrtare të Thirrjes Globale të Veprimit për Fuqizim Ekonomik të Grave, duke iu bashkuar homologëve nga shumë shtete të botës për të riafirmuar rolin e rëndësishëm që kanë gratë për përparim shoqëror dhe zhvillim ekonomik.

“Përmes deklaratës nënvizohet fuqishëm rëndësia që ka mënjanimi i barrierave për pjesëmarrje të plotë dhe të lirë të grave në ekonomi si dhe afirmohet roli i Republikës së Kosovës në ndërtimin e konsensusit ndërkombëtar në avansimin e fuqizimit ekonomik të grave. Përmes përkrahjes dhe bashkëngjitjes në këtë thirrje, Republika e Kosovës merr përsipër që të identifikojë dhe zhvillojë plane të brendshme për të avansuar me reforma ligjore, rregullative dhe në nivel të politikbërjes në fushat kryesore të cilat nxisin pjesëmarrjen e plotë dhe të lirë të grave në ekonomi, sigurimin e të drejtave pronësore dhe nxitjen e mundësive për të punuar në të njëjtat punë dhe sektorë sikurse dhe burrat”, thuhet në komunikatën e MPJD-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat