Reagon deputeti i VV-së: Qëllimi i tyre është që ju të dukeni agresiv, që ju të dukeni ekstremist

Aktuale

Reagon deputeti i VV-së: Qëllimi i tyre është që ju të dukeni agresiv, që ju të dukeni ekstremist

Nga: A.Morina Më: 25 tetor 2020 Në ora: 11:47
Eman Rrahmani

Ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi ka qenë në vëmendje të publikut pas shpërndarjes së një postimi të Profetit Muhammed në twitter. Ky veprim i Gashitt nxiti debate të mëdha në vend ku shumë persona kërkuan largimin e tij nga detyra e ambasadorit, ndërsa disa të tjerë e mbështeten atë.

Personat që kërkuan shkarkimin e Gashit u cilësuan si ekstremistë, njëri ndër personat që kërkoi largimin e tij ishte edhe deputeti i VV-së, Eman Rrahmani.

Pas këtyre deklaratave, Rrahmani reagoi përmes një postimi në facebook duke shpërndarë disa thënie si kundërpërgjigje për personat që e kritikuan për kërkesën e tij, lidhur me largimin nga detyra të ambasadorit Gashi.

"Qëllimi i tyre është që ju të dukeni agresiv, që ju të dukeni ekstremist, që ju të dukeni jotolernat, që ju të dukeni të paditur, qe ju të dukeni të izoluar...!", shkroi Rrahmani, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

-Qëllimi i tyre është që ju të dukeni agresiv, që ju të dukeni ekstremist, që ju të dukeni jotolernat, që ju të dukeni të paditur, qe ju të dukeni të izoluar...!

-Bëhu i kujdeshëm, respekto të tjerët, ndihmo të tjerët, tregohu i butë me njerëzit, bëhu tolerant, mos fyej, mos shaj, bëhu i ditur, fol për atë që thirresh e që përfaqëson, mos u izolo nga të tjerët...

-Luften ndaj të keqes bëjë me edukatë, me maturi, me guxim, trego që ti je shembull më i mirë se tjetri, mos u bëj preh e kurtheve të tyre.

-Mundohu të jesh më i miri në punët e mira! Kjo është arma më e mirë që lufton të keqen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat