Lushtaku tregon vendin ku janë marrë vendimet më të mëdha të luftës për lirinë e Kosovës

Aktuale

Lushtaku tregon vendin ku janë marrë vendimet më të mëdha të luftës për lirinë e Kosovës

Nga: A.Morina Më: 25 tetor 2020 Në ora: 14:48
Sami Lushtaku

Ish-kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku ka vizituar objektin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Likofc.

Lushtaku tha se në këtë vend janë marrë vendimet më të mëdha të luftës për lirinë e Kosovës.

"Kjo është shtëpia e UÇK-së, vendi ku janë marrë vendime të mëdha të luftës sonë çlirimtare për lirinë e Kosovës", u shpreh Lushtaku, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Vizitë në Likofc, në objektin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kjo është shtëpia e UÇK-së, vendi ku janë marrë vendime të mëdha të luftës sonë çlirimtare për lirinë e Kosovës.

Ky vend është frymëzim i jashtëzakonshëm dhe motiv për punë! SL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat