​Policia jep detaje për gjetjen e 26 vjeçares nga Skenderaj

Aktuale

​Policia jep detaje për gjetjen e 26 vjeçares nga Skenderaj

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 15:11
Egzona Islam Ferati

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për gjetjen e 26 vjeçares që ishte raportuar e zhdukur që nga data 19 tetor.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka thënë se vajza është gjetur në fshatin Çikëtove të Vjetër të Drenasit, ku më pas është marrë nga autoritetet për tretman të mëtutjeshëm.

“Në orët e paradites së sotme është gjetur 26 vjeçarja e cila ishte raportuar e zhdukur nga data 19 tetor 2020. Që nga data e raportimit 19 tetor 2020, njësite policore në Skenderaj, në mbështetje të grupeve të vullnetarëve e qytetarëve të vullnetit të mirë në vazhdimësi kanë ndërmarrë veprime të përbashkëta në kërkim të vajzës së zhdukur. Ndërsa sot rreth orës 11:00, në fshatin Çikatovë e Vjetër të Drenasit, është gjetur 26 vjeçarja, ku më pas është marrë nga autoritetet mjekësore për tretman të mëtutjeshëm. Policia e Kosovës, falënderon grupin e vullnetarëve dhe gjithë qytetaret që kontribuuan dhe ndihmuan në gjetjen e vajzës së zhdukur”, thuhet në njoftimin e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat