Veseli: Sa herë atdheu ishte në rrezik, vajzat dhe djemtë i dolën përballë armikut

Aktuale

Veseli: Sa herë atdheu ishte në rrezik, vajzat dhe djemtë i dolën përballë armikut

Nga: A.Z Më: 25 tetor 2020 Në ora: 16:49
foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli , përmes një postimi në Facebook ka thënë se më 1999, Bersana ishte shëndrruar ne fortesë lirie, ku në vijë të parë të luftimeve u gjenden 60 clirimtarë.

Veseli tha se ashtu ishte edhe gjatë Luftës tonë çlimitare, anë e kënd vendit, rreshtat e njësiteve të UÇK-së morën rrugën e pakthyeshme për liri.

Postimi i plotë:

Sa herë atdheu ishte në rrezik, vajzat e djemtë më të shkëlqyer i dolën përballë armikut. 
Ashtu ishte edhe gjatë Luftës tonë çlirimtare, kur rreshtat e njësiteve të UÇK-së, anë e kënd vendit, morën rrugën e pakthyeshme për liri. 

Bresana më 1999, ishte shndërruar në fortesë lirie, ku 60 çlirimtarë u gjenden në shumë fronte dhe vijë të parë të luftimeve. 
Pllaka që nderon të gjithë pjesëtarët e UÇK-së, në Bresanë të Sharrit. 
Lavdi e përjetshme për heronjtë, dëshmorët dhe martirët e Kombit!

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat