Publikohet video nga Infektiva: Kështu po trajtohen të prekurit me Koronavirus

Aktuale

Publikohet video nga Infektiva: Kështu po trajtohen të prekurit me Koronavirus

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 08:08
QKUK

Kyetari i Sindikatës së Infermierëve të Kosovës, Fitim Havolli, ka publikuar një video gjatë punës së tij nga aty ku po trajtohen pacientët me koronavirus.

Ai thotë se nevojitet shumë angazhim për të mundësuar përgatitjen psikike të pacientit, në mënyrë që të bëhet vendosja e kanulimit në vijën venoze.

“Nuk arrin asgjë te pacienti pa këto ndërhyrje infermierore. Aplikimi i terapisë, duhet shumë angazhime para se me ardhur te përgatitja psikike e pacientit në lidhje me punën që kemi me bërë për vendosjen e kanulimit në vijën venoze dhe aplikimin e terapisë”, ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.

Tutje, ai thotë se infermierët po e kryejnë me nder dhe profesionalizëm të madhe punën e tyre.

“Jam shumë krenar që për 20 vite ju shërbej pacientëve me përkushtim e moral! Suksese për gjithë kolegët profesionistë e shëndetësorë në mbarë botën! Lutemi, që sa më pak pacientë të ketë në spitale, e ata/ato që janë duke u trajtuar shërim të shpejtë”, ka përfunduar Havolli i cili punon poashtu infermier në Klinikën e Infektivës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat