Kosnett ka disa fjalë për përfaqësimin e grave në Kosovë

Aktuale

Kosnett ka disa fjalë për përfaqësimin e grave në Kosovë

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 14:44
Philip S. Kosnett

Ambasadori SHBA-së në Kosovë, Philip S. Kosnett, ka përshëndetur shtetin e Kosovës për bashkimin në iniciativën e Thirrjes Globale për Veprim për Fuqizimin Ekonomik të Grave, të udhëhequr nga SHBA-të.

“Ne e përgëzojmë Kosovën për anëtarësimin në këtë nismë. Gjatë historisë së Kosovës, udhëheqëset femra kanë dhënë kontribut të rëndësishëm për qeverinë dhe shoqërinë. Sidoqoftë, mbetet shumë punë për t’u siguruar që gratë mund të participojnë në ekonomi plotësisht dhe lirisht”, ka shkruar Kosnett në Twitter, ku ka bashkangjitur edhe një video të ministres Meliza Haradinaj duke e hedhur nënshkrimin e saj në deklaratën zyrtare.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat